MISIONI I BIZNESIT
TURQI – MAQEDONI

11 SHTATOR 2025
DOUBLE TREE BY HILTON,
SHKUP
SALLA “DIAMOND”
10:00 – 18:00

Regjistrimi dhe pjesëmarrja në këtë event janë pa pagesë!

İDDMİB ka kënaqësinë t’iu ftojë të merrni pjesë në takimet
2-palëshe!

Shkupi, një destinacion i rëndësishëm i Turneut Ballkanik Tregtar Turk!
Më 11 Shtator 2025, do të vizitojë për herë të parë Shkupin një delegacion i përbërë nga kompani dhe biznese turke të zonës së Stambollit, i njohur për zhvillimin e industrisë, dhe rolin e tij në tregtinë ndërkombëtare.
Ky mision organizohet nga Shoqata e Eksportuesve të Metaleve Ferroze dhe Jo-Ferroze të Stambollit (İDDMİB), i cili do të vizitojë Maqedonine si pjesë e turneut të saj Ballkanik të bashkëpunimit ekonomik.

Me një prani aktive në panaire globale, delegacione biznesi dhe platforma digjitale si “Trade365”, İDDMİB i jep formë bashkëpunimeve nën sloganin:
“Made in Türkiye, trusted worldwide.”

Ju presim më 11 shtator, nga ora 10:00 – 18:00,
në Double Tree By Hilton – Shkup , Salla Diamond, për realizimin e takimeve bilaterale ndermjet kompanive turke pjese e këtij delegacioni dhe bizneseve te Maqedonise.

Qëllimi mundësitë dhe përfitimet
  • Një mundësi konkrete për bizneset e Maqedonisë dhe Turqisë për të krijuar partneritete të reja dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë kyç.
  • Takime të drejtpërdrejta (B2B) me kompani nga Turqia që operojnë në fusha të ngjashme me tuajat – një hap më afër bashkëpunimeve të suksesshme dhe zgjerimit të rrjetit tuaj të biznesit.
  • Njohje me tregjet dhe risitë, qasje në teknologji dhe produkte të reja, si dhe mundësi për të eksploruar modele të reja bashkëpunimi.
  • Pjesëmarrja në një event zyrtar ndërkombëtar rrit profilin dhe besueshmërinë e kompanisë suaj, duke ju vendosur përballë partnerëve potencialë nga jashtë me më shumë profesionalizëm dhe ndikim.

9 Sektorë në këtë delegacion
  • Ndërtim dhe materiale ndërtimi
  • Materiale, vegla dhe pajisje sigurie në punë
  • Fasada, panele, alumini dhe PVC
  • Metale dhe çdo gjë metalike
  • Mjete ngritëse dhe sisteme të lëvizshme
  • Makineri dhe pjesë për Fabrika
  • Produkte për industrinë e energjisë, naftës dhe gazit
  • Sektori automotiv
  • Sektori i qeramikës dhe hidrosanitareve
SHFLETO KOMPANITË VIZITORE
RREGJISTROHU
1. Sektori i Ndertimit
2. Materiale, Vegla dhe Siguria në punë
3. Metale dhe cdo gjë metalike
4. Mjete ngritëse dhe sisteme të lëvizshme
5. Fasada, Panele – Alumini dhe Pvc, etj
6. Makineri e Pjesë Fabrikash
7. Sektori Automotiv
8. Sektori i Qeramikës dhe Hidrosanitare

*Rregjistrimi dhe pjesëmarrja në këtë event janë pa pagesë

* Të dhënat e mbledhura do të përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale “. Këto të dhëna do të përdoren ekskluzivisht për qëllime të realizimit të misionit të biznesit dhe do të fshihen në përputhje me periudhën e ruajtjes së përcaktuar ligjërisht.

Rreth Eventit

Double Tree by Hilton Hotel Salla “Diamond”

Bulevardi “ASNOM”
17, 1000 Shkup

11 Shtator 2025, 10:00 – 18:00

Na kontaktoni

info@b2b-makedonija.com
‪+389 72 63 4006

03

Zgjeroni rrjetin tuaj dhe eksploroni mundësi konkrete bashkëpunimi!

Takimet B2B që do të mbahen sjellin në Maqedoni kompani të përzgjedhura nga Turqia, të specializuara në sektorë si: ndërtim dhe materiale ndërtimi, veglat dhe siguria në punë, fasada, alumini dhe PVC, produkte metalike, mjete ngritëse dhe sisteme të lëvizshme, makineri industriale dhe pjesë fabrike, industria automotike, qeramikë dhe pajisje hidrosanitare, si dhe produkte për sektorin e energjisë, naftës dhe gazit.
Ky është një rast ideal për të lidhur kontakte të reja, për të njohur partnerë të rinj, produkte me cilësi dhe çmimet më të mira, teknologji moderne, dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet bizneseve të Maqedonise dhe të Turqisë.

Ky aktivitet synon forcimin e lidhjeve ekonomike dhe vëllazërore ndërmjet Maqedonise dhe Turqisë, duke krijuar ura të reja bashkepunimi ne fushën e metaleve, ndërtimit, energjisë dhe teknologjisë. Në këtë event pritet një frymë tepër pozitive e partneriteti, që do t’i jape jete vizionit te perbashket per zhvillim rajonal dhe integrim ekonomik ndermjet dy vendeve mike.

Ju mirëpresim më 11 Shtator 2025, nga ora 10:00 deri në 18:00,Double Tree by Hilton, Salla “Diamond”!

OrganizatorËt

Rreth İDDMİB

Shoqata e Eksportuesve të Metaleve Ferroze dhe JoFerroze të Stambollit (İDDMİB) u themelua në vitin 1986 në Stamboll nën sekretariatin e përgjithshëm të Unionit të Eksportuesve të Mineraleve dhe Metaleve., me misionin për të mbështetur eksportuesit turq të produkteve metalike në skenën globale.

Me një rrjet prej mbi 8,000 kompanish anëtare, İDDMİB luan një rol kyç në zhvillimin dhe promovimin e industrisë së metaleve përmes aktiviteteve të mëposhtme:

  • Organizimi i Delegacioneve Tregtare dhe Pjesëmarrjes në Panaire Ndërkombëtare
  • Projekte për Rritjen e Konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve
  • Trajnime, Seminare dhe Seanca Informimi për Eksportuesit
  • Mbështetja dhe Zbatimi i Programeve Shtetërore të Eksportit
  • Studime Analitike mbi Tregjet Ndërkombëtare dhe Nevojat e Industrisë
  • Platforma Digjitale si “Trade365” për nxitjen e kontakteve tregtare
  • Takime B2B dhe Vizita në Kompani për ndërlidhje të drejtpërdrejtë ekonomike

İDDMİB përfaqëson një sektor me rëndësi strategjike për ekonominë turke, i cili eksporton në mbi 150 shtete dhe kontribuon ndjeshëm në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit dhe partneriteteve.

sqAlbanian